HomeBotaSamiti i Paqes në Egjipt, Trump takime me liderët e Europës

Samiti i Paqes në Egjipt, Trump takime me liderët e Europës

Advertismentspot_img

Samiti u hap zyrtarisht nga presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, i cili mirëpriti liderët botërorë të mbledhur për të diskutuar mbi sfidat globale dhe ruajtjen e stabilitetit ndërkombëtar

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në samitin ndërkombëtar për paqen, që po mbahet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Samiti u hap zyrtarisht nga presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, i cili mirëpriti liderët botërorë të mbledhur për të diskutuar mbi sfidat globale dhe ruajtjen e stabilitetit ndërkombëtar.

Trump u pa duke zhvilluar biseda dhe duke shtrënguar duar me disa prej liderëve dhe personaliteteve të larta që morën pjesë në takim.

Pas takimeve individuale, liderët u rreshtuan për një fotografi zyrtare të përbashkët. Trump ishte në qendër të vëmendjes, pasi shumë prej të pranishmëve kërkuan të bëjnë fotografi me të.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga momentet e përzemërta midis tij dhe disa krerëve shtetërorë.

Pritet që gjatë ditës të zhvillohen edhe diskutime të mbyllura mes liderëve për çështje të sigurisë rajonale dhe paqes globale. Samiti konsiderohet si një përpjekje e rëndësishme për dialog ndërkombëtar, në një kohë tensionesh në rritje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular