Kosova e ka nisur ndeshjen ndaj Suedisë në Goteborg, duke dëgjuar Himnin e saj të Flamurit, por duke parë ngjyrat kuqezi në tribuna.
Përfaqësuesja e Kosovës, ndryshe nga ndeshja e mëparshme në Prishtinë ku “Dardanët” e pritën me një koreografi gjigande me ngjyrat verdheblu, sot në Goteborg ka parë të shpaloset një flamur gjigand i Shqipërisë.
SHIH VIDEON
Një numër i madh mbështetësish të saj ishin në tribuna duke bërë që ajo ta ndjente veten si në shtëpi. Por me parullat që u hapën dhe shumë prej tyre që mbanin fanellat kuqezi, ishte e qartë që koreografia e fundit nuk ishte pëlqyer nga mbështetësit shqiptarë anembanë botës, teksa u përhap edhe një parullë.

“Ne nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar”, shkruhej aty.