Me ardhjen e vjeshtës dhe ditëve më të shkurtra, disa njerëz mund të përjetojnë një ulje të humorit dhe energjisë. Ky fenomen, i njohur si disturb afektiv sezonal (SAD), është një formë depresioni që zakonisht shfaqet në vjeshtë dhe dimër, duke u rikthyer çdo vit në të njëjtën periudhë.
Sipas ekspertëve, shkaqet kryesore lidhen me mungesën e dritës së ditës, ndryshimet në rutinën e përditshme dhe faktorët gjenetikë. Gratë në moshë fertile dhe personat me histori familjare të depresionit janë më të rrezikuar.
Simptomat
Ndër shenjat më të zakonshme të SAD janë:
Humbja e interesit për aktivitete që dikur ishin të këndshme
Lodhja dhe mungesa e energjisë
Tendenca për të qëndruar më shumë në shtëpi
Iritueshmëria dhe ulja e vetëvlerësimit
Ndryshime në gjumë dhe oreks, shpesh me dëshirë për ushqime të pasura me karbohidrate
Rritje ose humbje peshe, sipas rastit
Në disa raste, shfaqen ankth, sulme paniku apo abuzim me alkoolin
Forma më e lehtë, e njohur si “winter blues”, shkakton vetëm një ndjesi të zymtë dhe nuk përbën depresion të plotë.
Si ta parandalojmë dhe trajtojmë
Ekspertët rekomandojnë disa strategji preventive:
Rri aktiv dhe qëndro më shumë jashtë gjatë dritës së ditës
Bëj ushtrime fizike, duke vazhduar rutinën e verës
Ndjek dietë të shëndetshme, si ajo mesdhetare
Terapia me dritë artificiale: ekspozim ndaj dritës me intensitet 10.000 lux për 20-60 minuta çdo ditë, kryesisht në mëngjes
Psikoterapia (kognitivo-komportamentale) mund të ndihmojë
Medikamentet përdoren vetëm nën këshillën e mjekut, kryesisht për rastet më të rënda
Shumë studime tregojnë se kontaktet sociale dhe aktivitetet në natyrë kanë efekt antidepressiv dhe ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Ndërkohë, të kuptuarit e lidhjes mes dritës, melatoninës dhe serotoninës ndihmon të shpjegohet pse disa simptoma, si lodhja dhe dëshira për ëmbëlsira, intensifikohen në dimër.
SAD nuk prek shumë fëmijët, dhe zakonisht fillon midis moshës 18-30 vjeç. Megjithatë, për ata që e përjetojnë, njohja e simptomave dhe ndërhyrja e hershme mund të bëjnë diferencën mes një vjeshte të zakonshme dhe një periudhe të vështirë emocionale.