HomeKulturePromovimi i “KRONIKAT E MJEGULLËS” në gjermanisht. Në Frankfurt, më 17 tetor...

Promovimi i “KRONIKAT E MJEGULLËS” në gjermanisht. Në Frankfurt, më 17 tetor në Konsullatën e Kosovës, 18 tetor në Panairin Ndërkombëtar të Librit

Advertismentspot_img

Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht, gjermanisht dhe Frengjisht.  Se fundmi ai ka botuar ne gjermanisht romanin “Kronikat e Mjegulles” nga Loreta Schillock Verlag. Ky eshte padyshim nje sukses i shkrimtarit Hoxha i cili diten Premte do te jete ne Frankurt per promovim ku do te takohet me shqiptaret aty si dhe me 18 tetor te shtunen do te jete ne Panairin Ndërkombëtar të Librit me lexuesit gjerman.

2 takime në Frankfurt për romanin KRONIKAT E MJEGULLES përkthyer dhe botuar gjermanisht nga Loreta Schillock Verlag.
-17 tetor ora 18.00 në Konsullatën e Republikës së Kosovës me shqiptarët dhe miqtë e shqiptarisë.
18 tetor ora 12.30 ne Panairin Ndërkombëtar të Librit me lexuesit gjerman.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt ju fton në promovimin e librit “Kronikat e Mjegullës” të autorit Bashkim Hoxha. Për shkak të numrit të kufizuar, luteni të njoftoni për pjesmarrjen tuaj në E-mailin:

[email protected]

Botimi i ri i romanit “KRONIKAT E MJEGULLES” te Bashkim Hoxhes ka nisur rrugetimin drejt lexuesit ne gjuhen gjermane. Me parē romani ështe botuar në Tiranë, Prishtinë dhe Rumani.

Romani “Kronikat e mjegullës”, i autorit Bashkim Hoxha. Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën gjermane, duke ruajtur sa më shumë botëkuptimin origjinal, çka i jep mundësinë lexuesit të kultivuar gjerman që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe

Romani fitues i çmimit mbarëkombëtar “Rexhai Surroi” si “Romani më i mirë 2019”, i cili deri tani është mirëpritur në 2 botime në shqip (Tiranë dhe Prishtinë) dhe në 2 botime në Rumani, në gjuhën gjermane është përkthyer mjeshtërisht nga Loreta Schillock .

Botohet nga shtëpia botuese LORETA SCHILLOCK VERLAG, që nga Gjermania hedh vështrimin dashamirës mbi letërsine bashkëkohore shqiptare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular