HomeKronikeMisteri i vrasjes së një 16-vjeçarje zgjidhet pas 40 vitesh, autoritetet amerikane...

Misteri i vrasjes së një 16-vjeçarje zgjidhet pas 40 vitesh, autoritetet amerikane zbulojnë autorin e vërtetë falë një…pipëze

Advertismentspot_img

Autoritetet e Long Island kanë zbërthyer misterin e ngjarjes së përdhunimit dhe vrasjes së një vajze 16-vjeçare në vitin 1984 falë një pipëze dhe gjurmëve të ADN-së të gjetura në të.

Krimi përfshinte Teresa Fusco, e cila u gjet e vdekur më 5 dhjetor 1984, 20 ditë pasi u zhduk pranë një piste patinazhi ku edhe punonte në qytetin Lynbrook.

Autoritetet e Qarkut Nassau arrestuan 63-vjeçarin Richard Bilodeau, i cili në atë kohë zotëronte një kafene, si autor të krimit.
16-vjeçarja u përdhunua, u rrah, u vra dhe trupi i saj u gjet në një pyll.

Fusco u zhduk më 10 nëntor, disa orë pasi u pushua nga puna nga pista e patinazhit.

Arrestimi i Bilodeau, i cili kishte qenë nën mbikëqyrje nga autoritetet për një kohë të gjatë, u bë i mundur pasi ai bleu një pije pranë shtëpisë së tij shkurtin e kaluar dhe më pas e hodhi gotën në plehra, ku e gjeti policia.

Siç shpjegoi prokurorja që njoftoi arrestimin e 63-vjeçarit, “ADN-ja nga pipëza përputhej me mostrën e marrë nga trupi i Terezës”.

Ajo ishte e bindur se këtë herë autoritetet i vunë prangat personit të duhur, pasi në vitin 2003 ata kishin arrestuar tre të rinj, John Restivo, Dennis Halstead dhe John Kogut, të cilët megjithëse u dënuan dhe kaluan 18 vjet në burg, u liruan përfundimisht nga akuzat pas testeve speciale të ADN-së. Të tre më pas ngritën një padi dhe fituan 43 milionë dollarë dëmshpërblim.

“Nuk e humba kurrë shpresën. Gjithmonë kam pasur besim në sistem. Për mua, të dëgjoj se dikush që vrau vajzën time është arrestuar do të më sjellë lehtësim mua dhe familjes sime. Është shkatërruese të kaloj këtë dhimbje vazhdimisht, por ky duket të jetë rezultati përfundimtar dhe jam shumë mirënjohës. Jam shumë mirënjohës”, tha babai i 16-vjeçares fatkeqe, Thomas Fusco.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular