HomePolitikeVetëm “burrë dhe grua” në ligj, PS dorëzon 22 amendamente

Vetëm “burrë dhe grua” në ligj, PS dorëzon 22 amendamente

Advertismentspot_img

Pas debateve të forta kohëve të fundit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka ndryshuar sot, 16 tetor, frazën “gjinia gjithpërfshirëse” në projektligjin për Barazinë Gjinore.

Tanimë janë rregulluar disa nene ku specifikohen dy gjini, “burrë dhe grua”, ndryshe nga drafti i qeverisë në Kuvend, që njihte identitetet gjinore, përtej konceptit klasik.

Grupi parlamentar ka hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore” duke u zëvendësuar me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Po ashtu, thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësi e shumëfishtë” nuk harmonizohen me legjislacionin në fuqi që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini.

Janë dorëzuar 22 amendamente, si më poshtë:

Kujtojmë se projektligji mjaft i diskutuar, u hodh për konsultim publik në mars 2025, me një përkufizim të qartë: Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem.

Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që ligji të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore, por të përfshinte identitete të tjera, siç ndodh në shumë vende perëndimore që kanë njohur realitete gjinore më të larmishme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi këtë propozim, dhe në versionin përfundimtar, termi “gjini” mori një kuptim të ri juridik.

Ky ndryshim u reflektua edhe në nene të tjera të ligjit, duke e bërë të qartë se nuk bëhej fjalë vetëm për një modifikim gjuhësor, por për një ndryshim konceptual dhe ligjor që njeh kategori gjinore përtej burrit dhe gruas…

Ndërkohë, në një sistem me vetëm dy gjini (burra dhe gra), ndarja është e qartë: p.sh., 30% gra, 70% burra ose 50%-50%. Por nëse ligji njeh më shumë se dy gjini, atëherë ndarja kuotore bëhet matematikisht e pamundur, nëse secilës duhet t’i garantohet një minimum përfaqësimi (p.sh., 30%).

Amendamentet e dorëzuara do të shqyrtohen nga komisionet përkatëse dhe do të kalojnë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

DOKUMENTIdokumente

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular