HomeEkonomiSpiro Brumbulli në takimin e COELA – Grupi i Punës për Zgjerimin...

Spiro Brumbulli në takimin e COELA – Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim i Këshillit të BE prezantoi reformat e ndërmarra në sektorin bankar

Advertismentspot_img

Te premten e kaluar, me datë 10 tetor, në Tiranë, COELA – Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim i Këshillit të BE-së, i shoqëruar nga presidenca daneze e Këshillit të BE-së, zhvilloi takimin e radhës me komunitetin e biznesit për të diskutuar mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Në panel të diskutimit ishte i ftuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Spiro Brumbulli.

Z. Brumbulli prezantoi një pasqyrë të reformave të ndërmarra në sektorin bankar në përputhje me praktikat dhe standardet e BE-së, duke theksuar zhvillimin pozitiv të sektorit, mbështetjen ndaj ekonomisë, digjitalizimin dhe sfidat e ardhshme.

Ai nënvizoi rëndësinë e reduktimit të përdorimit të parasë fizike, forcimit të kanaleve alternative të pagesave dhe luftës kundër informalitetit, si hapa drejt një ekonomie më të qëndrueshme, transparente dhe zhvilluese.

Kjo vizitë ripohon përkushtimin e BE-së për të mbështetur përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, duke vlerësuar rezultatet konkrete në reformat kyçe dhe zbatimin e tyre të qëndrueshëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular