HomeEkonomiMbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025, mbi 1,500 pjesëmarrës

Mbahet sot në Tiranë Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025, mbi 1,500 pjesëmarrës

Advertismentspot_img

Mbahet sot në Tiranë Forumi më i madh i Investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Ky event i nivelit të lartë i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania në Pallatin e Kongreseve në orën 09:00, do të mbledhë në kryeqytet përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Në Forumin e Investimeve do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.

Kjo event i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.

“Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,” deklaroi disa ditë më parë drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro.

Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi: ndërtimi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO, turizmi, bujqësia & industria ushqimore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular