HomeLifestyleUnaza e fejesës së Blerta Celibashit s’kalon pa vëmendje, mediat e huaja...

Unaza e fejesës së Blerta Celibashit s’kalon pa vëmendje, mediat e huaja zbulojnë vlerën

Advertismentspot_img

Revista britanike Hello i ka kushtuar një artikull fejesës së Princit Leka II me Blerta Celibashin. Artikulli është përqendruar në një nga detajet më të rëndësishme të bashkimit të tyre, unaza e princeshës së ardhshme të oborrit mbretëror.

Diamanti që ajo mban në dorë, sipas ekspertëve, ka një vlerë prej 120 mijë paundësh

Nilesh Rakholia, një gjemolog me 15 vite eksperiencë, e përshkroi unazën si “mbretërore” dhe “elegante”. Ai thotë se ka një diamant klasik në trajtë ovale me një rreth me gurë.

“Diamanti tërheq shikimin duke krijuar një siluetë të hijshme, kurse gurët i japin shkëlqimin e duhur pa hequr vëmendjen nga guri qendror. Diamantët ovalë janë konsideruar prej kohësh si simbol harmonie dhe dashurie jetëgjatë. Ata kanë forma të hijshme, romantike, por jo që të bien në sy, ndaj janë zgjedhja e duhur për dikë që hyn në jetën e oborrit mbretëror.”

Eksperti thotë se nuk është unaza mbretërore më e kushtueshme, por është “e punuar bukur” dhe ka vlerë financiare e sentimentale.

“Nëse guri në qendër është 2-3 karatë me qartësi të lartë dhe ngjyrë, një unazë si kjo do të vlerësohej rreth 80-120 mijë paund (100-150 mijë dollarë).”

Sipas Rakholia, unaza e Blertës pasqyron një ndryshim në trendet e unazave të fejesës ku po bëhen gjithnjë e më shumë përpjekje për të nderuar traditën duke shtuar edhe detaje personale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular