HomeAktualitetGara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të...

Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

Advertismentspot_img

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e posaçme të Këshillit, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe ekspertë nga projektet ndërkombëtare EU4Justice dhe OPDAT

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të hënë në orën 10:00 për të shqyrtuar, nëse katër kandidatët që aspirojnë drejtimin e SPAK-ut përmbushin kushtet ligjore për të vijuar më tej garën.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e posaçme të Këshillit, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe ekspertë nga projektet ndërkombëtare EU4Justice dhe OPDAT.

Në fokus të mbledhjes do të jetë miratimi i një projektvendimi që përcakton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj.

Vetëm pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular