HomePolitikeFOTO/ PD vendosi të mos merrte pjesë në protestë, aleatët e Berishës...

FOTO/ PD vendosi të mos merrte pjesë në protestë, aleatët e Berishës shfaqen në tubimin e organizuar për UÇK-në

Advertismentspot_img

Edhe pse kryedemokrati, Sali Berisha lajmëroi dje në Kuvend se PD ka vendosur mos t’i bashkohet protestës së UÇK-së, mes mijëra protestuesve nuk kanë munguar aleatët e kreut të opozitës.

Në një foto janë shfaqur, Agron Duka një ndër aleatët më të vjetër të Berishës si kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku deputet i PD-së, që vjen nga partia e Dukës, Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane dhe aleati më i afërm i Partisë Demokratike dhe Dashamir Tahiri ish-deputet i PDIU.

Pavarësisht se kryeopozitari lajmëroi dje vendimin e PD për mos të marrë pjesë në protestë, kur u pyet nga gazetarët Berisha sqaroi se nuk preken aleatët pasi është vendim politik i Partisë Demokratike.

“Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD-së….”, u shpreh Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular