HomeLifestyleBëri bujë me historinë e dashurisë me Gjestin, Egli Tako në një...

Bëri bujë me historinë e dashurisë me Gjestin, Egli Tako në një romancë të re? Kush është djali misterioz që është shfaqur pranë këngëtares

Advertismentspot_img

Vëmendja për Egli Takon ka qenë e madhe. Jeta private e këngëtares ka qenë kryefjalë e mediave, për shkak të raportit që ajo krijoi me Gjestin. Por, vetëm pak kohë më parë, ajo pranoi publikisht se gjithçka kishte përfunduar mes tyre.

E tashmë, në rrjet ka nisur të përflitet se një tjetër mashkull është shfaqur pranë Eglit në disa raste. Në disa postime në rrjetet sociale, shfaqet Egli ku tashmë shoqërohet nga prezenca e një mashkulli enigmatik. Nuk dihet nëse ky është një raport i ri sentimental për këngëtaren, apo bëhet fjalë për ndonjë mik apo të afërm të sajin. Vetëm Egli ka preferuar që mos të shpërndajë asnjë detaj nga jeta private, duke preferuar që të përqendrohet vetëm tek karriera e saj si në muzikë, ashtu edhe në televizion.

Vetëm pak ditë më parë, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa buqeta me lule që ka marrë në ambientet e saj të punës. Duke vënë në dukje faktin se kjo surprizë ishte nga fansat e saj, nuk kanë qenë të paktë edhe ata që kanë menduar se ndonjë nga këto buqeta ka qenë nga partneri i ri që ajo mund të ketë. E duke e ditur natyrën hermetike që ajo ka, sidomos muajt e fundit për jetën private, vështirë se vetë artistja do të vendosë të na zbulojë diçka.

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Egli Tako ka folur për raportin e saj me Gjestin, gjë që tërhoqi shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në “reality show”. Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre nuk kishte kurrë komponent romantik, por ishte një lidhje shoqërore që i ndihmonte të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.

“Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona dhe këtë e kam shprehur gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, e kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, shpjegoi ajo.

Artistja shtoi se në atë periudhë ndjenjat dhe lidhjet dukeshin më intensive se sa ishin në realitet.

“Je aty brenda 24 orë në ditë, gjërat bëhen më të ngushta dhe intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”.

Egli pranoi se për një periudhë kishte qenë vetë e përfshirë në këtë ‘deluzion’. “Mbase edhe unë e kam përjetuar një kohë të tillë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht na bënte të qeshnim dhe kalonim mirë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular