HomeRajoniKosovë/Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në komuna, por jo kush shkon në...

Kosovë/Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në komuna, por jo kush shkon në balotazh

Advertismentspot_img

Për të katërtën ditë me radhë në Kosovë ka vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora, të cilat kanë ndryshuar renditjen në disa komuna.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Blerta Dalloshi deklaroi se megjithatë të njëjtat komuna shkojnë në balotazh.

“Deri më tash janë numëruar 104 kuti të votave të diasporës, në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime që supozohet se kanë ardhur nga diaspora, dhe 93 kuti të votimit për kuvendet komunale. Ajo që mund të vërehet, është se ka ndryshime në renditje të kandidatëve dhe partive, megjithatë komunat që do shkonin në balotazh, përsëri do të shkojnë në balotazh”, tha Dalloshi.

Kështu, numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshim renditjeje në Mitrovicën e Jugut, ku fillimisht kryesonte Arian Tahiri, kandidat i PDK-së. Por nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci. Komuna do të shkojë gjithsesi në balotazh për shkak të garës së ngushtë.

Pas numërimit të votave të diasporës, pritet të nisë edhe numërimi i votave të personave me kusht (për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar) dhe atyre me nevoja të veçanta.

Dalloshi tha se një rezultat i ngushtë është edhe në Prishtinë dhe në Prizren, por mbetet për t’u parë në partitë vendosin të krijojnë koalicione paszgjedhore apo jo dhe me kë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular