HomeSportE quajnë “Ligji Venger”, futbolli do ndryshojë në mënyrë drastike me propozimin...

E quajnë “Ligji Venger”, futbolli do ndryshojë në mënyrë drastike me propozimin e francezit për pozicionin jashtë loje

Advertismentspot_img

“Ligji Venger” do të ndryshojë përfundimisht futbollin siç e njohim ne aktualisht, për këtë janë të bindur të gjithë ekspertët, të cilët po shqyrtojnë idenë e ish-trajnerit Arsen Venger, e cila do të kalojë për diskutim te IFAB, organizata e cila përcakton rregulloret e futbollit.

Venger argumentoi se për të bërë futbollin me spektakolar dhe me më shumë gola, duhej ndryshuar plotësisht ideja e pozicionit jashtë loje dhe të cilësohej goli i parregullt vetëm kur lojtari sulmues të kishte të gjithë trupin të shkëputur nga ai i lojtarit mbrojtës.

Një ide që padyshim do të ndryshonte të gjitha teoritë e mbrojtjes, ashtu si edhe të sulmit, pasi tashmë të gjithë duhet të përshtateshin me dinamika të reja në fushën e lojës. Vengër do e hedhë për propozim këtë ide fillimisht në këshillin e futbollit në FIFA, ku ai është përgjegjës.

“Do të analizohet në takimin vjetor, që përbëhet nga 22 lojtarë dhe 11 arbitra, në të cilin shefi është Venger. Nëse miratohet do të kalojë në takimin e përgjithshëm të IFAB, të parashikuar në shkurt. Dhe 95% e propozimeve që përfundojnë atje, në përgjithësi miratohen”, shpjegoi ish-gjyqtari spanjoll i FIFA-s, Iturralde Gonzalez.

Në teori, çdo ndryshim duhet të kalojë në periudhë testimi në aktivitete të niveleve më të ulëta. Por ekspertët i frikësohen idesë se këto teori “revolucionare” të FIFA-s, do të vihen në zbatim që në Botërorin e vitit të ardhshëm, duke e bërë të paparashikueshme çdo ndeshje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular