HomeAktualitetMedia britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Advertismentspot_img

E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar

E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar

“Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata”.

E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar.

“GB News’ thekson se kjo lëvizje e Shqipërisë është në përputhje me vizionin e përbashkët që ndajnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair për modernizimin e shtetit përmes teknologjisë.

Në fakt, në artikull thuhet se Blair ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e reformave digjitale në Shqipëri, përfshirë edhe Digital ID, një tjetër temë e përfolur në Britani.

“Kryeministri Rama është një admirues i qasjes së Tony Blair për një shtet funksional të epokës digjitale”, shkruan “GB News”.
Edhe pse prezantimi i Diellës ngjalli debat në parlament, me 82 nga 140 deputetë që votuan pro, “GB News” thekson se kjo është një dëshmi e guximit politik për të ndërmarrë hapa drejt të ardhmes, në një kohë kur shumë shtete të tjera ende hezitojnë të bëjnë hapa të ngjashëm.

Në fund, media britanike ngre një pyetje interesante.

“A mund të ndjekë edhe Britania shembullin e Shqipërisë në përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje?”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular