HomeKronikeAsnjë gjurmë prej tij që nga gushti i vitit 2022, babai i...

Asnjë gjurmë prej tij që nga gushti i vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

Advertismentspot_img

Pas më shumë se dy vitesh pa asnjë gjurmë, familja e Ervis Martinajt ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë një kërkesë për shpalljen e tij si person i zhdukur.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, babai i tij Mustafa Martinaj kërkon që Ervis Martinaj, i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin, të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Ervis Martinaj, rezulton të jetë zhdukur që prej 8 gushtit të vitit 2022, pa lënë asnjë gjurmë. Policia ka kryer disa operacione në kërkim të 40-vjeçarit, por ende pa sukses, përfshirë këtu edhe “fortesën” e tij në Fushë Kuqe. Kontrolle për Martinajn janë kryer në Durrës, Shijak e deri në Vlorë.

Tirana dyshohet të jetë qyteti i fundit ku ai është parë para se të humbte kontaktet me familjarët e tij. Silueta e Martinajt është filmuar në kamerat e një biznesi në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë me datë 8 Gusht, një ditë pas humbjes së gjurmëve me të besuarit e tij në Durrës dhe shkëputjes së kontakteve me familjarët.

Ndërkohë, ish-polici i forcave operacionale Jeton Lamit është personi i fundit që është parë në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Lami u ka dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.

Ai thotë se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë, por thekson se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja”, tha ai asokohe.

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

ervis martinaj
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular