HomePolitike"Kandidati i pavarur jep shpresë, Duka për reformën zgjedhore: Mazhoranca, propozime...

“Kandidati i pavarur jep shpresë, Duka për reformën zgjedhore: Mazhoranca, propozime në interesin e vet! Kodi nuk ndryshon pa rezistencën e opozitës!

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, është treguar skeptik sa i takon ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, duke u shprehur se nuk mund të ndryshojë nëse nuk ka një rezistencë të fortë dhe të bashkuar nga opozita.

Sipas tij, mazhoranca ka propozuar gjithmonë një kod që i shërben interesave të saj, ndërsa opozita shpesh ka pranuar ndryshime të diktuara.

“Kodi nuk ndryshon nëse nuk ka një rezistencë nga opozita, sepse mazhoranca ka propozuar gjithmonë një Kod në interesin e vetë.  Nëse nga opozita ka njerëz të rëndësishëm që shohin interesin e vetë, dhe jo të opozitës, do kemi po këtë kod që kemi. Ose ndonjë arnim të vogël. Nëse opozita do e shoh në interes të opozitës dhe të së drejtës, Kodi ndryshon, pavarësisht se herën tjetër iu diktua opozitës ky lloj kodi dhe këta pranuar”, tha ai.

Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, Duka u shpreh se do jetë i njëjti, si herët e tjera.

“Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, mos e prisni kot, do thotë atë që ka thënë gjithmonë. Çfarë kanë thënë gjithmonë”, tha Duka.

Agron Duka: Duhet një kod tjetër zgjedhor, që t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet politike. Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, mos e prisni kot, do thotë atë që ka thënë gjithmonë.

Çfarë kanë thënë gjithmonë. Kodi nuk ndryshon nëse nuk ka një rezistencë nga opozita, sepse mazhoranca ka propozuar gjithmonë një Kod në interesin e vetë.  Nëse nga opozita ka njerëz të rëndësishëm që shohin interesin e vetë, dhe jo të opozitës, do kemi po këtë kod që kemi. Ose ndonjë arnim të vogël.

Nëse opozita do e shoh në interes të opozitës dhe të së drejtës, Kodi ndryshon, pavarësisht se herën tjetër iu diktua opozitës ky lloj kodi dhe këta pranuar. Nuk shikoj dakortësi, sepse krijuan kushte dhe alibi.

Nëse do pranojnë sërish, aty brenda opozitës ka njerëz dhe individë të cilët nuk kanë shumë vota në publik, sepse kështu është kjo punë, dhe shikojnë vazhdimësinë e tyre në politikë. Nëse do vazhdojnë të kenë të njërin kompromis dhe të njëjtin kod. E kam shumë të vështirë të mendoj se do ketë përmirësime.

Nuk do bëni ndryshim sepse njerëz që kanë përfaqësuar opozitën shikojnë interesin e tyre personal dhe jo të opozitës. Me këtë lloj lista është shumë kollaj, del deputet. Te lista e hapur, të bëjnë ç’të duan këta. Nëse hapen listat, këtu është pikëpyetja e tyre. Nuk është e thënë që ai që nuk merr vota nuk është i pëlqyeshëm nga njerëzit, kështu është politika.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet skeptik për situatën politike që lidhen me marerëveshjen mes partive të mëdha për Kodin Zgjedhor dhe Reformën.

Ai tha se kjo do ishte e vështirë dhe duhej me patjetër një Kod i ri, pasi ishte i domosdoshëm. Ai komentoi marrëveshjen mes PS-PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Urojmë që ky komision të ketë produkt. Nëse punohet seriozisht dhe ka produkt, s’ka rëndës nëse ka apo jo nga PAA. Është Fatmiri (Mediu) perzent, i cili ka qenë kundër kodit zgjedhor. Ndaj është me rëndësi, sikur jam dhe vetë aty. Duhet të ketë produkt final selam kokrrën e namit. Jemi 30 vite që nuk biem dakord për një kod të ri zgjedhor”, theksoi ish-deputeti për News 24.

Ai tha se dhe te opozita mendojnë për interesat e vetë personale dhe kufizohen te mandatet e tyre në Kuvend.

“Le ti fshijnë partitë e vogla po nuk i duan, dhe të bëhen dy. Por duhet një kod tjetër zgjedhor, që t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet politike. Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, kjo është thënë gjithmonë. Kam 20 e ca vite që merrem me këtë punë dhe ODHIR këtë gjë ka thënë. Nëse nga opozita ka rezistencë, atëherë s’do ta lërë maxhorancën të bëjë gjëra në interes të vet. Brenda opozitës, nuk kanë shumë vota, por e shohin veten në politikë. E kam të vështirë të mendoj se do të ketë përmirësime, sidomos që të ketë ndryshime për opozitën. Njerëzit që përfaqësojnë opozitën shikojnë më shumë interesin e tyre personal. Je të 5-shja në Durrës, del deputet. Te listat e hapura le të bëjnë ç’të duan. Po pune e madhe nëse nuk bëhesh deputet, se ka shumë punë të tjera. Ke njerëz në Kuvend që kanë marrë nga 20 mijë vota dhe nuk janë më të zotët se ata që janë jashtë parlamentit”.

Por ai theksoi se opozita nuk duhet të lëshonte pe, pasi herën e fundit, kryetari për opozitën, Oerd Bylykbashi, nuk u tregua aq i fortë përballë skuadrës së Ramës.

“Nuk është e pamundur që të bëhet një kod tjetër. PD po tregon brenda gjirit të vet se nuk ka lëvizje, energji të reja. Po vazhdon me të njëjtat klishe. Bylykbashi kur e shtron çështjen te të vetët, ka vend fjala. Kurse me Ramën kjo nuk ndodh. Sali Berisha dhe këta të tjerët, duhet të vlojnë brenda vetes. Duhet të kenë njerëz me energji të reja. Do jetë Bylykbashi besoj i pari për reformën”, tha Duka.

Duka u shpreh optimist në lidhje me kandidaturat e pavarura, duke u shprehur se ato japin shpresë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular