HomeKryesoreKomisioni për Reformën Zgjedhore/PS dhe PD arrijnë marrëveshje, lirojnë nga një vend...

Komisioni për Reformën Zgjedhore/PS dhe PD arrijnë marrëveshje, lirojnë nga një vend për partitë e Doshit dhe Shehajt

Advertismentspot_img

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke garantuar barazi reale mes shumicës dhe pakicës dhe duke përfshirë edhe partitë e vogla, që nuk kanë formuar grupe parlamentare.

Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Nga ana tjetër, Opozita do të ndajë tetë vendet e saj: 5 për Partinë Demokratike, 1 për Partinë Republikane, 1 për Partinë e Lirisë dhe 1 për Partinë “Mundësia”, drejtuar nga Agron Shehaj.

Sipas marrëveshjes, Komisioni do të funksionojë me formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje.

Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular