HomeKryesoreBE dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të...

BE dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ja si do të shpërndahen fondet

Advertismentspot_img

Kjo shumë është dhënë pasi Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 reformat e planifikuara nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025

Bashkimi Evropian ka disbursuar (dhuruar) 100 milionë euro për Shqipërinë si shpërblim për përparimin që ka bërë në zbatimin e Reformave të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo shumë është dhënë pasi Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 reformat e planifikuara nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025, pra rreth 51% e tyre dhe është vendi më i suksesshëm në rajon për këtë periudhë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për këtë mbështetje, gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar.

Ajo theksoi se fondet tregojnë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të qëndrueshme në fusha si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.

Si do të shpërndahen fondet?

46.2 milionë euro janë kredi të dhëna direkt në Thesarin e Shtetit për zbatimin e reformave.

54.1 milionë euro (prej të cilave 28.5 milionë janë grante dhe 24.6 milionë kredi) do të përdoren për projekte infrastrukturore përmes kuadrit të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Plani i Rritjes po jep rezultate konkrete dhe përmendi disa nga arritjet: sistemi bankar shqiptar ka pranuar standardet SEPA (që ulin kostot e transaksioneve) dhe vitin që vjen do të përfundojë instalimi i Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë dhe do të hiqen tarifat e roaming-ut me BE-në.

Koordinatorja Kombëtare për Planin e Reformave, Eridana Cano, theksoi se ky financim tregon se po përmirësohen planifikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me Komisionin Evropian, hapa të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Çfarë është Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor?

Është një iniciativë e nisur në vitin 2023 nga Komisioni Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit të afrohen më shpejt me BE-në, duke ofruar deri në 6 miliardë euro për rajonin (dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë) për periudhën 2024–2027.

Plani mbështet reforma në fusha si tranzicioni energjetik, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

Raportimi për reformat bëhet çdo 6 muaj. Shqipëria do të dorëzojë raportin e radhës në fillim të vitit 2026 dhe më pas Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse ka arritur objektivat për të marrë financim të mëtejshëm në pranverën e ardhshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular