Roko Vata është bërë përsëri protagonisti kryesor me fanellën e Uotford, klubit ku aktivizohet prej dy sezonesh.
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka shënuar sot golin që i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Uatford në Championship, duke mundur me përmbysje Uest Bromuiç.
Miqtë shënuan të parët, e më pas vendasit barazuan shifrat. Momenti i Vatës do të vinte në pjesën e dytë, kur një gjuajtje e tij e fortë në hyrje të zonës, solli goli e përmbysjes përfundimtare 2-1.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i dytë i këtij sezoni për djaloshin shqiptar i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën në arenën ndërkombëtare pas injorimit të vazhdueshëm që i është bërë nga FSHF.