HomeRajoniMerz: Gjermania të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. E ardhmja e...

Merz: Gjermania të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në BE

Advertismentspot_img

Kancelari gjerman Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të intensifikojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa kërkoi përfshirjen e Gjermanisë në këtë proces.

Në fjalën e tij në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur një ditë më parë në Londër (22 tetor), ku të pranishëm ishin liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, Merz u shpreh se ka ardhur momenti që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë plotësisht angazhimet që kanë marrë përsipër.

“Kjo është arsyeja pse sot fola edhe për dialogun mbi normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, këtë vit ka pasur përsëri mungesë progresi. Dua që qeveria gjermane të përfshihet në këtë proces. E kam thënë edhe personalisht këtë. Është koha që të dy vendet të zbatojnë plotësisht angazhimet që kanë marrë. Do ta diskutojmë këtë së bashku”, deklaroi ai.

Më te, Merz u ndal dhe te integrimi europian i Ballkanit Perëndimor, ku  vlerësoi miratimin e një deklarate të përbashkët për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, e cila duhet të zbatohet në praktikë. Ai theksoi se, e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.

Jam i lumtur që kemi arritur një deklaratë të përbashkët për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Tani duhet ta vëmë në zbatim. Sepse e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit i çon përpara në këtë rrugë. Vendet që i quajmë Ballkani Perëndimor na përkasin neve. U kam thënë përfaqësuesve të këtyre shteteve, krerëve të shteteve dhe qeverive, se i duam ata si anëtarë të Bashkimit Evropian, sepse e dimë se sfidat me të cilat përballemi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mund t’i zgjidhim vetëm së bashku”, shtoi ai.

Merz nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë dhe theksoi se Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal për mbi dhjetë vjet, duke qenë më i rëndësishëm se kurrë për shkak të sfidave globale. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular