Jo vetëm socialistët, por dhe deputetët e rinj demokratë do të trajnohen. Dje nisen leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend. Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizoi dje në oren 10:00 programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk u paraqit para deputetëve si kryetar, por si lektor, ku mbajti fjalën hapëse. Pas tij, stafetën e mori Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS Tiranë dhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas në dorë situatën e marrin deputetët me eksperiencë, si Jorida Tabaku, për Integrimin, Albana Vokshi, për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi do iu flasë për Arsimin. Një sesion është parashikuar për të ndarë përvojat politike ndër vite ku folës do jenë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi. Sesioni u mbyll pasdite me leksionin që Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë, do ju mbajë deputetëve, me temë: Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi.
Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), po organizon programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.
Sali Berisha nuk u paraqit para deputetëve si kryetar, por si lektor. Ai nënvizoi faktin sesa e rëndësishme është për deputetin që të dëgjojë problemet e atyre që e kanë zgjedhur të jetë në Kuvend.
“Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, është kur shkëput lidhjet me zgjedhjësin e tij. Kur pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar.
Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvëndësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimet me elektoratin e tij. Përcjellja në parlament të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. Një transformim i madh i punës së parlamentit duhet bërë. Nuk duhet t’i shkelmoni kurrë parimet dhe të drejtat e njeriut”-u shpreh Berisha.
Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij.
Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk shkuan fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak se kishte një angazhim në PD.
Ndoja, i cili nuk iu bashkua leksioneve, në një fjalim më herët në parlament pati deklaruar se nuk shkon në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bjerë tavolinave.
Në takim ra në sy edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, atje ku kryetari i tij nuk shkel dot për shkak se është i shpallur non grata.
Madje, Xhaferri pak ditë më parë i kërkoi Berishës largimin e tij nëse nuk vërteton farsën dhe nëse nuk e çon vendin sërish në zgjedhje.
Më poshtë është lista e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit:
Gjin Gjoni
Arjan Ndoja
Manjola Luku
Artan Luku
Kliti Hoti
Zija Ismaili
Eno Bozdo
Denisa Vata
Bledi Himçi
Klodiana Capja
Ivi Kaso
Fidel Kreka
Besart Xhaferri







