Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR nuk i rrëzon zgjedhje, megjithëse pasqyron shumë problematika të tyre.
“Raporti duhet të vërtetojë ka apo jo farsë. Nëse ka farsë, basti nga politika është që raporti duhet të çojë në shtëpi njërin prej të dyve, Ramën ose Berishën. Raporti tregon probleme por u jep zgjedhjeve legjitimitet. Problemi qëndron, nëse ky raporton vërteton që zgjedhjet janë farsë, ky raport nuk e nxjerr këtë.
Nëse raporti do të nxirrte që është farsë duhet të ikë Rama. Nuk e nxjerr këtë. Raporti thotë të vërteta të hidhura por i njeh. Në fund, përfundon me rekomandime, i konsideron zgjedhjet legjitime”, deklaroi Mërtiri.







