HomePolitikeIna Zhupa me banorët e Durrësit: Gjithçka selektive, projekti TID i pakonsultuar...

Ina Zhupa me banorët e Durrësit: Gjithçka selektive, projekti TID i pakonsultuar me banorët. Prishjet pa kritere, shembet historia dhe trashëgimia

Advertismentspot_img

Kryetarja e Komisionit të Kulturës dhe Turizmit, deputetja e PD Ina Zhupa ka zhvilluar takime në Durrës, duke parë nga afër cfarë është projekti TID dhe si cfarë pasojash sjell për qytetin dhe banorët.

Ina Zhupa shprehet se qartësisht ky projekt nuk ka pasur kritere të qarta si pse duhen prishur disa shtëpia te vjetra durrsake, shumë larg amfiteatrit dhe pjesë e historisë së qytetit ndërkohë që ngjitur tyre ndërtohen të reja. Ajo ka kujtuar se AADF po sillet si armike e trashëgimisë së durrsakëve dhe selektiviteti ka qënë i lidhur me fijet e pushtetit dhe klientelës. Shpronësimet e parashikuara po ashtu janë në vlera qesharake që nuk përputhen me vlerën e tregut. Vetëm në Shqipëri shembet historia dhe objektet e trashëgimisë me justifikimin se i shërbejnë turizmit. Njerëzit kanë pranuar të prishen shtëpitë ngjitur me amfiteatrin por jo të prishen shtëpi pa asnjë lidhje me amfiteatrin vetëm për interesa klienteliste që të hapin tokën për projekte tjera nesër.

Disa nga banorët tregojnë rastet konkrete të abuzimeve.

Saibe Broholli: Kjo është shtëpia ime, brenda mund të shikoni muret otomane, të paprekura. Këta më thonë dil jashtë ti, ta bëj lulishte për oborr për pallatet e reja.

Entela Koja: Po të shikosh edhe qytetet e tjera në botë Dobrovnikun, Romën bashkëjetojnë me shtëpitë autentike dhe historike. Këtu ka munguar transparenca dhe konsultimi me banorët për të parë realisht pashaportat e objekteve që janë historike. Kërkojmë pashaportat e objektit, urbanistika Durrës se njeh si koncept. Shtëpisë time duan ti prishin një kat lart se i është dukur si shtesë, ndërkohë është autentike sic ka qënë. Vendimarrje me dukje dhe jo si është realiteti, pa konsultë dokumentash dhe banorëve.

Orest Berberi: Gjysma e një ndërtimi prishet, gjysma tjetër jo se janë miqtë të Mirela Kumbaros. Ndërkohë disa banesa zgjidhen për tu ndërtuar nga fillimi me lekët e shtetit, të tjera shëmben pa asnjë arsye.

Marieta Kazazi: Mua më shkatërrojnë dhe shtëpinë dhe biznesit, ndërkohë që shtëpia këtu ngjit me timen nuk preket se janë prindërit e drejtorit ujësjellësit. Pasurinë e jetës time, e duan ta shëmbin për lulishte për këta, ndërkohë është qindra vjecare me dokumenta.

Senada Laci: Kjo është një foto e 1937, e nxjerr nga arkiva e ushtrise italiane pamjet për të treguar që shtëpia është njëlloj sic ka qënë me qindra vite, duke ruajtur muret, lartësinë, stilin e pandryshuar. Ne kemi ndenjtur në kornizën e shtëpive që në gjenezën e tyre, duke respektuar historinë. Këta duan ta shëmbin pa asnjë arsye llogjike.

Arian Ushina: Këtë ngjitur me mua do e restauroj shteti, 30 metrat e mia do i shëmbi se duhet hapësirë e gjelbër , dhe përballë meje në fillim 2024 e tani ndërtohet pallat i ri. Pse nuk e lanë lulishte kur ju duhej?! Po prishin shtëpitë historike si timen?!

Armand Rrufa: I jap ofruar shtetit të më thotë si e do projektin për shtëpinë time dhe ta bëj me paratë e mia që ti shkoj simestrisë së qytetit. Kjo është shtëpi qindra vjecare dhe thonë ta prishim kur ja ku është lulishtja, kush vjen për të parë lulishten?!

Fatmir Zotaj: Unë kam berë investime më shumë se çdo njeri tjetër, për komunitetin dhe për interesin publik. Cfarë shikon këtu me pemë, me drita, me trotuare i kam investuar unë. Tani thonë ta prishim ty për të berë një rrugicë. Po ja ku është rrugica e kam bërë unë! Jemi 250 metra larg amfiteatrit skemi lidhje fare.

Si ka mundësi që këto personat e AADF dhe ministrisë së Kulturës mos vijnë të trokasin, të bëjnë një bisedë? Çështë ky shkatërrim pa njohje të situatës, pa diskutuar me ne?!
Durrësi njihet që ka histori 3000 vjecare dhe njerëzit këtu kanë lind, janë rrëzuar, janë ngrit, janë trashëguar brez pas brezi, kanë lindur kanë vdekur dhe ky është qyteti në fund të fundit! AADF dhe Ministria Kulturës po bëhen armiqtë e këtij qyteti që duan ta shkatërrojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular