HomePolitikeFuture Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të...

Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit, pritet nga Princi i Kurorës

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të hënë, 27 tetor, një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndau pamjet nga mbërritja në aeroportin e Riadit. Ai u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit thotë se Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet pikërisht në Riad.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Rama ka zhvilluar edhe më herët vizitë në Arabinë Saudite, ku është pritur nga Princi i Kurorës, Muhammed Bin Salman. Diskutimet janë fokusuar në rritjen e investimeve të rëndësishme në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe kulturës.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është pritur në Pallatin Mbretëror në Riad nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë, Mohammed bin Salman Al Saud.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përgatitjen e vizitës së Princit në Shqipëri, e parashikuar për vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Rama ka publikuar foto nga takimi duke shkruar “Në Pallatin Mbretëror në Riad, me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm.”

Gjatë vizitës, Kryeministri do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), një platformë globale që përcakton axhendën e investimeve në botë.

Forumi mbledh liderë politikë, investitorë ndërkombëtarë dhe inovatorë për të diskutuar mbi të ardhmen e investimeve, zgjidhjet e reja dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular