Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në sallën e parlamentit ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si ‘armik të egër të votës së lirë’ dhe si ‘avokat të dhunimit të saj’.
Berisha deklaroi se opozita ka një problem të madh personal me Dumanin, të cilin e akuzon për mbrojtje të korrupsionit dhe për selektivitet në hetime. ‘Po, të dashur qytetarë, ne kemi një madh personal me të! Problemi im dhe i gjithë këtyre dhe i gjithë popullit opozitar është se ky është një armik i egër i votës së lirë. Sepse në qoftë se Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, ky është avokat i dhunimit,’ tha Berisha.
Ai akuzoi Dumanin se ka ‘amnistuar dosjet ndërkombëtare’ që përfshijnë emra të eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste, duke përmendur mes tyre Edi Ramën, Ulsi Manjën dhe Pjerin Ndreun.
‘Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë,’ theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Po, të dashur qytetarë, ne kemi një madh personal me të!
Problemi im dhe i gjithë këtyre dhe i gjithë popullit opozitar është se ky është një armik i egër i votës së lirë.
Sepse në qoftë se Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, ky është avokat i dhunimit.
Dosjet ndërkombëtare, të publikuara në të gjitha mediat e botës, i amnistoi.
Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë.
Aty flitej për Ulsiun, flitej për Edi Ramën, për Pjerinin, për të gjithë me radhë.
Dhe që të gjithë janë, nuk kanë kryer asgjë, sepse ia bënë armikut, opozitës.
Dhe do e paraqisni ju atë këtu, bastardë të Arben Rakipit.
Rri aty këtu se i kam këtu për ty… do i lexoj për ty tani…
Pra, a e dini ju se ai del dhe mburrem se unë i sekuestrova këtij apo atij apartamentin?
Po 400 milionë euro e djegësave?
A e dini ju se ai vjen këtu dhe mburret se kemi sekuestruar 60 e ca milionë euro? Po vetëm Franc Çopja kishte 6 miliardë mor.
Po ku i gjeti paratë Fatmir Troplini për t’i dhënë leje Edi Rama për 5 kulla dhe 12 ndërtime të tjera në tokë publike?
Ai është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.
Doni ju të dini disa tregues se ai foli për tregues këtu sikur po lexonte ndonjë portal.
Indeksi i përgjithshëm i shtetit ligjor, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta në botë. Në vitin 2024, Shqipëria renditet 37 vende më poshtë sipas Ëorld Justice Project.
Treguesi i korrupsionit në vitin 2015, Shqipëria renditej e 78-a, në vitin 2025, Shqipëria renditet 29 vende më poshtë.
Për ndërhyrjen e qeverisë, për pavarësinë që flisni ju, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta, në vitin 2024, Shqipëria renditet e 106-a, përkeqësim 100 përqind.
Në zbatimin e ligjit, Shqipëria renditej në vitin 2015 në pozicionin 86, në vitin 2024 në pozicionin 114.
Në të drejtat civile, Shqipëria renditjen në vitin 2015 në vendin e 55, kurse në vitin 2024 renditet në vendin e 101.
Për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 46, renditen në vitin 2024 në vendin e 92, 100 përqind përkeqësim.
Për ndërhyrjen në drejtësinë penale te Skapistët, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 62, kurse në vitin 2024, renditet në vendin 106 apo 44 vende më keq.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, teksa ditën e sotme atje ishte edhe Dumani, ku po raportonte për punën e SPAK gjatë vitit 2024, shkruan A2 CNN.
Berisha tha gjithashtu se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ.
Pjesë nga fjala e Berishës:
ADVERTISING
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe.
Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi, i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër, qytetarin e thjeshtë.
Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit.
Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit.
Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.
Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh.
Po nuk mund të bëhet më i shpifur.
Po çfarë hetimi paraprak mo?
Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak.
Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre.
A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës?
Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim.
Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.
A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro?
Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh?
Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash.
Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi.
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kreu i PD thotë se ai ka bërë ujdi 5 milionë euro me një trafikant droge.
Berisha: Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të.
‘Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.
Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.
Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim.
Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.
Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje.
Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij.
Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante.
Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal”.
Së fundmi, Eriona Daupaj: Do ta çojë për sekuestrim, nuk do i bëjë nder Ballës. Po e çoi për sekuestrim, komplikohet puna se do ia marrin.
Vladi, Toyota Yaris gjithmonë: Mirëmbrëma o shoku, ku e paskan sjellë?
Ridvan Çela: Ka këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo thjesht ti?
Vladi: Okej se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do e mbyllë. (Për Ballën e ka fjalën)
Ridvan Çela: Nga Tao, Tao, dhe thotë se i ka në rregull letrat.
Daupaj: Kishtë të drejtë ajo bundra.
(Ajo është shoqja e tij, jo bashkëshortja. Mos më bëj ta them emrin këtu. Se ia them emrin, e di unë kush është ajo).
Nuk duhej toleruar që në fillim. Ajo ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë.
Ridvan Çela: Se bundra luan edhe me Taon. (Bundra, e di vetë ti kush është).







