“JAVA KULTURORE SPANJOLLE | 3–7 NËNTOR – Përgatituni për një javë të mbushur me ngjyra, tinguj dhe shije nga Spanja!
Nga prezantimi i librit “Anatomia e një çasti” me përkthyesin Bashkim Shehu, te kercimi i flamenkos me Lucía La Bronce, kinemaja bashkëkohore spanjolle, degustimi i verërave të Kantinës “Emilio Moro”, tapaset tradicionale dhe deri te koncerti i kitaristit Denis Bizhga – çdo mbrëmje është një udhëtim kulturor që ngjall emocion dhe pasion” – shkruan Gonxhja.







