HomeAktualitetRritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojë rishikim të...

Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojë rishikim të vendimit të ERE

Advertismentspot_img

Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit Universal, që rriste çmimin e energjisë me mbi 57% për karikuesit elektrikë dhe familjarët me shtesë fuqie mbi 11 Kw, ka ardhur kundërshtimi i parë zyrtar ndaj këtij vendimi të Entit Rregullator të Energjisë.

Bëhet fjalë për një kërkesë të dy shoqatave të taksive në vend të cilat kanë parashtruar pranë këtij enti mundësinë për rishikim/pezullim të vendimit.

Enti nuk ka publikuar ende kërkesat dhe pikat me të cilat nuk janë dakord shoqatat por parashikon që kjo të jetë çështja e parë e diskutimit në mbledhjen e radhës së Bordit që parashikohet të jetë në 31 tetor.

“Mbi shqyrtimin e kërkesave të Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikatës Shqiptare të Taksive për pezullimin/rishikimin e vendimit të Bordit të ERE-s nr. 255, datë 15.10.2025, “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW”” thuhet në pikën e parashtruar në listën e çështjeve në rend dite.

Vendimi i ERE

Me një vendim të datës 15 tetor Enti miratoi që çmimi i ri për pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW që rriste çmimin e energjisë për këto kategori nga 14 lekë që është aktualisht në 22 lekë/kWh. Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 nëntor. Në pik energjia për këto kategori do të paguhet 15 për qind më shumë se çmimi normal çka rezulton në një tarifë 25.3 lekë/kWh.

FSHU kërkoi rishikim të çmimit për kategorinë e pikave të karikimit të makinave elektrike dhe të qytetarëve që instalojnë kapacitet mbi 11 KW në funksion të karikimit të makinave për shkak se rritja e numrit të përdoruesve ka krijuar kosto të lartë tek disbalancat.

“Nisur nga të dhëna e analizuar, kosto mesatare mujore e disbalancave mbi plan dhe konsumit mesatar mujor të pikave/stacioneve të karikimit të makinave elektrike arrin në 8 lekë/kwh. Duke marrë në konsideratë parimet mbi të cilat kryhet përcaktimi i çmimeve si: kostoreflektuese, transparente dhe jodiskriminuese, vlerësojmë se kjo kosto duhet të shtohet mbi çmimin e shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV meqenëse kosto e disbalancave e planifikuar mbështetur në vlerat e lejuara nga ERE mbulohen nga çmimi 14 lekë/kWh” do të nënvizonte FSHU në kërkesën e saj.

Çmimi i ri i energjisë për këtë segment pritet të hyjë në fuqi nga 1 nëntori ndërkohë që mbetet për t’u parë qasja që do të ketë Enti ndaj kërkesës së grupeve të interesit që preken nga ky vendim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular