HomeBotaDonald Trump urdhëron rifillimin e testimeve të armëve bërthamore për herë të...

Donald Trump urdhëron rifillimin e testimeve të armëve bërthamore për herë të parë pas më shumë se 30 vjet

Advertismentspot_img

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje drejtuesve ushtarakë të SHBA-së që të rifillojnë testimet e armëve bërthamore, me arsyetimin se vendi duhet të qëndrojë në të njëjtin nivel me programet bërthamore të Rusisë dhe Kinës, raporton BBC.

“Për shkak të programeve të testimeve të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të nisë testimet e armëve tona bërthamore në të njëjtën bazë,” shkroi Trump në rrjetet sociale, pak para takimit me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

Trump theksoi se SHBA ka më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër në botë, me Rusinë në vend të dytë dhe Kinën “shumë më poshtë”. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer asnjë test bërthamor që prej vitit 1992.

Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pasi kishte dënuar Rusinë për testimin e një rakete me energji bërthamore, e cila raportohet se ka rreze të pakufizuar veprimi. Në postimin e tij, Trump pranoi “fuqinë shkatërruese të jashtëzakonshme” të armëve bërthamore, por shtoi se nuk kishte “asnjë zgjedhje tjetër” veçse të modernizonte arsenalin amerikan gjatë mandatit të tij të parë.

Ai shtoi gjithashtu se programi bërthamor i Kinës “do të arrijë në të njëjtin nivel brenda pesë vitesh”.

Trump nuk dha detaje se si do të zhvillohen testimet, por theksoi se “procesi do të nisë menjëherë”.

Ky veprim përbën një kthesë të fortë nga politika e kahershme amerikane, e cila kishte ndaluar testimet që prej vitit 1992, kur ish-presidenti George H. W. Bush shpalli moratoriumin pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular