Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme apartamente apo troje do të nisë prej janarit të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri në 30 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i financave Petrit Malaj në prezantimin e nisjes së projektbuxhetit të vitit të ardhshëm së bashku me paketën fiskale.
Sipas tij rivlerësimi do të jetë kundrejt tatimit prej 5 për qind.
Në këtë kuptim do të tatohet diferenca e çmimit të blerjes me atë të rivlerësimit sipas vlerës së tregut apo dhe të aktit që do të kryejnë ekspertizën.
Në këtë mënyrë nëse një pasuri është blerë 100 mijë euro dhe rivlerësohet 150 mijë euro, do të tatohet shuma prej 50 mijë eurosh.
Përfitimi në këtë rast është tek ata që do të duan ta shesin pasi nuk do të kenë tatim nëse kontratën e arrijnë me këtë vlerë.
Aktualisht rivlerësimi i banesave është në shumën prej 15 për qind








