Një lajm i trishtë për familjen e shkrimtarit të njohur shqiptar Fatos Kongoli, që është tronditur nga një humbje e madhe.

Djali i shkrimtarit, Dorian Kongoli, ka ndërruar jetë në SHBA, në moshën 47 vjeçare.
Lajmin e dhimbshëm e konfirmoi vetë familja dhe miqtë Dorianit, të cilët thonë se ai nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e rëndë, kancerin në veshka.
Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për ngushëllime me familjen, Fatos e Liri Kongoli, do të kryhet në mjediset e “Shtëpisë Alba”, në ”Rrugën e Durrësit” në Tiranë, e premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00 dhe e shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare. DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze”, thuhet në njoftim.
Prej më shumë se dy dekadash ai jetonte në Amerikë dhe prej 18 vitesh shërbente si oficer i Komandës së Nju Jorkut, ku ishte dalluar për profesionalizmin e lartë dhe guximin.
Dritani ishte dhe shkrimtar (shkruante me pseudonime). Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull “Transplanti i jetës”, po nga botimet Toena. Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:


 
                                    




