HomeAktualitetErion Veliaj lë qelinë, sot paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e...

Erion Veliaj lë qelinë, sot paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të bashkisë

Advertismentspot_img

Erion Veliaj, pritet që ditën e sotme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit të vendit, Bajram Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Vetë Veliaj ka shprehur vullnetin e tij për të marrë pjesë dhe më datë 20 tetor Kushtetuesja vuri në dijeni edhe Prokurorinë e Posaçme mbi situatën.

Nderkohe diten e djeshme avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish kryebashkiakut në këtë Gjykatë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.

“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Avokati.

Ekipi ligjor i Veliajt, tashmë do të duhet të gjejë një tjetër avokat. Nëse seanca e parashikuar do të zhvillohet, sepse nëse gjendet një avokat tjetër ai normalisht do të kërkojë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular