Me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, dhe kolegë nga bashkia e AKB, për një të shtunë pune mbi situatën e sivjetshme të plazheve dhe përgatitjeve për planin e menaxhimit të vijës bregdetare të Qarkut Durrës për sezonin turistik 2026. Diskutuam mbi specifikat e zonës së Katundit të Ri, Ishmit, Hamallajt, Gjirit të Lalzit dhe zonave të tjera ku po punojmë për një protokoll të ri bashkëpunimi me strukturat bashkiake, krahas dinamikës kombëtare të rritjes së aksesit në plazhet publike, ekonomike e të përballueshme për qytetarët, pa harruar pastrimin, kujdesin dhe mirëmbajtjen e qendrueshme vjetore.







