HomeKryesoreOpozita homazhe në nder Fatos Nanos/nga Agron Duka, Fatmir Mediu e Sali...

Opozita homazhe në nder Fatos Nanos/nga Agron Duka, Fatmir Mediu e Sali Shehu, Lulzim Basha dhe Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj

Advertismentspot_img

Figura të njohura të politikës shqiptare, si kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, morën pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej liderëve më të shquar të Shqipërisë.

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku familjarët dhe bashkëpunëtorët e afërt shprehën respektin dhe dhimbjen për humbjen e figurës politike që ka lënë gjurmë në historinë e vendit.

Pasi u përulën para trupit të pajetë të ish kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, figurat politike shkruajtën edhe përshtypjet në librin e shënimeve.

Një tufe me lule u vendos sot nga Partia Demokratike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, duke shprehur respektin dhe përulësinë e tyre për kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në historinë e vendit.

Më herët edhe figura të tjera opozitare, si Agron Duka e Fatmir Mediu morën pjesë në homazhet për ish kryeministrin dhe ish liderin e PS, Fatos Nano.

Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Basha ishte i shoqëruar nga Merita Bakiu dhe Oriola Pampuri.

homazhe agron duka fatmir mediu (5)
homazhe agron duka fatmir mediu (1)
homazhe agron duka fatmir mediu (2)
homazhe agron duka fatmir mediu (3)
homazhe agron duka fatmir mediu (4)
sali shehu
Screenshot_2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular