Një muze prej 1 miliardë dollarësh i njohur si godina më e madhe e botës që i është dedikuar një qytetërimi të vetëm, u hap të shtunën në Kajro pas shumë vonesave të restaurimit që ka zgjatur dy dedada.
Muzeu i Madh Egjiptian ndodhet rreth 1.6 kilometra larg piramidave të Gizës dhe mbulon një zonë prej 470 mijë metrash katrorë. Njoftimi për ndërtimin e tij u dha më 1992, por procesi nisi në 2005. Disa nga zonat e muzeut u hapën gjatë 2024.
Në të do të vendosen mbi 50 mijë objekte, përfshirë edhe një statujë 83-tonëshe dhe 3200-vjeçare të Ramsesit II dhe një varkë 4500-vjeçare që i përkiste Khufu, faraonit i cili njihet për ndërtimin e piramidave.

12 galeritë kryesore që u hapën vitin e shkuar, mbajnë objekte të vjetra që datojnë nga periudha parahistorike në epokën romake.
Shumë prej tyre janë zhvendosur nga Muzeu Egjiptian, një ndërtesë shekullore në sheshin “Tahir” në Kajro. Të tjera janë zhgroposur nga varrezat e lashta, përfshirë nekropolin Saqqara,, një tjetër kompleks piramidash e varresh rreth 22 kilometra në jug të muzeut.
Sipas shefit ekzekutiv të institucionit, korridoret kanë teknologji të përparuar dhe realizojnë prezantime multimediale, përfshirë shfaqje të realitet të përzier duke shkrirë trashëgiminë me krijimtarinë e shek. XXI.

Hapja e madhe është shtyrë disa herë, së fundmi në korrik për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme duke përfshirë edhe krizën në Gaza. Liderët e botës priten të gjenden në ceremoninë e inagurimit krah presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.
Kompleksi është pjesë e një shtyse të madhe për infrastrukturën në Egjipt që përfshin një sistem metroje dhe një aeroport të madh që nisi operacionet në 2020.







