HomePolitike"Duhet të flasim. Tani", Andi Mustafaj skanon PD: Opozita po flet me...

“Duhet të flasim. Tani”, Andi Mustafaj skanon PD: Opozita po flet me gjuhën e regjimit, rreth Berishës, një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë

Advertismentspot_img

Andi Mustafai, ish-drejtues i Departamentit “Brain Gain”, i larguar pak muaj më parë me dorëheqje, ka bërë një reagim krktik mbi selinë blu, duke nisur nga kandidimi i Florian Binajt si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, deri te gjendja në PD, ku thotë se rreth Berishës janë mblerdhur po ata njerëz që ishin pro bojkotit, listave të  mbyllur etj. që dëmtuan rëndë opozitën.

Reagimi  

Në këtë vend, kur e pranon logjikën e propagandës, ajo të gëlltit, dhe pastaj të përdor për të vërtetuar veten. Prej më shumë se një dekade, regjimi ka ushqyer popullin me dy pilula magjike propagande. “Mos e ktheni politike.” Një frazë që e çarmatos qytetarin, e bën spektator të vetes.

“Fajin e ka Saliu.”

Një doktrinë për të zhvendosur përgjegjësinë nga qeverisja te opozita. Këto formula janë dy faqet e së njëjtës monedhë për një regjim që sundon me konfuzion, përpara se të nënshtroj me frikë.

Sot, ato janë bashkuar në një formë të krijuar nga një ekuacion i pazgjidhshëm për Partinë Demokratike: kandidati apolitik. 

Disa mendojnë se kjo zgjedhje është lëvizje e mençur, kompromis që bashkon. Në të vërtetë, ajo është fitore e qetë e regjimit. Jo sepse fiton Bashkinë, ajo për momentin është një garë pa rëndësi.
Mandati është i shkurtër,Këshilli Bashkiak kontrollohet nga Regjimi, Administrata është e gangrenuar nga patronazhistët. Por sepse fiton narrativën.

“Fajin nuk e kam unë që ju dërmoj, por partitë e tjera që nuk ju frymëzojnë”.
“Fajin nuk e kam unë që shkrep revolen, por PD që ka vetëm një trup prej mishi e gjak që lejon të depërtoj plumbi”. Kjo rrugë, çon në monopolin e ushtrimit të politikës nga pushteti, krijon një shoqëri që beson më shumë tek të jashtmit sesa te vetja, që ngadalë fillon ta urrejë vetveten politike. Politika nuk është turp, është oksigjen. Një bashki është institucion politik.
Çdo vendim që merret aty është politik. Në një shtet normal, fjala “apolitik” mund të nënkuptojë neutralitet.
Në një regjim si ky, ajo do të thotë nënshtrim. Sepse kur opozita pranon të mos jetë politike, regjimi sundon pa konkurrencë. Regjimi e di këtë shumë mirë, prandaj nuk kishte pse të reagonte,
prandaj nuk ka pse të bëj fushatë. 

Ai është në një situatë win–win: në çdo rast, fiton. Nëse kandidati “apolitik” fiton, përcillet ideja se opozita është pengesë. Nëse humbet, përsëritet slogani i përjetshëm: “Fajin e ka Saliu.” Kjo nuk është vetëm një histori zgjedhore, është një projekt i përshkallëzuar politik dhe psikologjik.

Të zhduket gradualisht identiteti politik i qytetarit shqiptar, të largohen njerëzit nga ndjenja e përfshirjes. Të krijohet një shoqëri që nuk e sheh më politikën si mjet ndryshimi, por si burim neverie. Në këtë shoqëri apolitike, partitë dobësohen, militantët largohen, qytetari kthehet në pasiv. Vetëm regjimi mbetet me strukturë, me qëllim, me motiv.
Vetëm ai ka politikë. Vetëm ai bën politik. Dhe kush mban politikën, mban pushtetin. Kjo është dilema e vërtetë e ditës: Opozita po flet me gjuhën e regjimit, me terminologjinë e tij,
me ndrojtjen që ai ka mbjellë në shoqëri. 

Rreth kryetarit të Partisë Demokratike është rikrijuar një efekt oborri, i flakur tutje nga dera e madhe gjatë Foltores, i kthyer nga dera e vogël kur ne ulëm vigjilencën. Një oborr me këshilltarë që të shurdhojnë. Ata që mendonin se bojkoti i zgjedhjeve ishte gjëja e duhur, Që djegia e mandatave ishte zgjidhje e zgjuar, Që listat e mbyllura ishin ide e mirë. Këto fenomene të kryqëzuara janë më të rrezikshme sesa çdo humbje zgjedhore.
Sepse kur politika hesht, propaganda flet. Kur opozita bëhet “e matur”, regjimi bëhet i përjetshëm.
Duhet të flasim. Tani. E di, është e vështirë të flasësh. Por duhet.

Sepse heshtja është e barabartë me pranim. Duhet të flasim për rreziqet që i kanosen demokracisë, për mekanizmat e manipulimit të opozitës, për mënyrën si po krijohet një shoqëri e çarmatosur politikisht, Duhet të flasim jo me inat, por me arsye. Jo me dëshira, por me fakte.

Sot, më shumë se kurrë, duhet ta rikujtojmë vetes: politika nuk është armiku. Politika është arma.
Dhe kush heq dorë nga arma, dorëzohet pa luftë. Shoqëria “apolitike” është hallka e radhës e sundimit. Nëse e pranojmë si normalitet, do të bëhet hallka e fundit.
Sepse pas saj, nuk do të ketë më kush të flasë, as kush të luftojë, as kush të fitojë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular