HomeOP EDSovraniteti i Popullit i zëvendësuar me Sovranitetin e Elitave/nga Pal Nikolli

Sovraniteti i Popullit i zëvendësuar me Sovranitetin e Elitave/nga Pal Nikolli

Advertismentspot_img

nga Prof.Dr.Pal Nikolli
Ka momente në historinë e një kombi kur fjalët më të mëdha, si “Kushtetutë”, “sovranitet”, “demokraci”, humbasin peshën e tyre origjinale morale dhe kthehen në mjete të përkohshme për interesa të ngushta pushteti. Në këto momente, kontrata e shenjtë që lidh të qeverisurin me të qeverisurit nuk shërben më si garanci e të drejtave të qytetarëve, por si mburojë për privilegjet e disa të pushtetshëmve. Kur pushteti ekzekutiv dhe opozitar bashkohen jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por për të përjetësuar vetveten, atëherë kriza nuk është më thjesht politike – është ekzistenciale.

Në dukje, ndryshimet kushtetuese paraqiten si reformë, si domosdoshmëri për “modernizimin e shtetit” apo “stabilitetin institucional”. Por pas retorikës fshihet prirja më e vjetër njerëzore – frika nga humbja e pushtetit. Ashtu siç filozofia politike e shekujve ka paralajmëruar, çdo regjim që humbet lidhjen me moralin publik fillon të kërkojë mbijetesë përmes kontrollit, jo përmes legjitimitetit. Kjo është pika ku Kushtetuta, e menduar si mburojë e popullit kundër abuzimit, kthehet në instrument për të penguar lindjen e alternativës, inovacionit politik dhe meritës.

Kushtetuta është themeli i një rendi demokratik; por kur ajo ndryshohet sa herë që u konvenon disa individëve për të siguruar vazhdimësinë e tyre, ajo pushon së qeni themel dhe bëhet skelë e përkohshme. Një komb që ndërton të ardhmen mbi skela dhe jo mbi themele, është i destinuar të jetë gjithnjë në rikonstruksion, por kurrë në zhvillim.

Kur pushtetet bashkohen kundër së ardhmes, qytetari nuk përfaqësohet më – ai neutralizohet. Ai nuk është më burim sovraniteti, por spektator i një loje të mbyllur, ku rregullat shkruhen nga ata që luajnë, dhe ndryshohen çdo herë që shfaqet lojtari i ri që sfidon rezultatin. Kjo është antipolitikë – sepse politika është arti i mundësimit të së nesërmes, ndërsa ky fenomen është arti i anulimit të saj.

Në këtë fashë të historisë nuk jemi thjesht para një debati juridik – jemi para një pyetjeje morale: A mund të ketë demokraci kur e drejtë bëhet ajo që i shërben pushtetit, dhe jo ajo që mbron popullin? A mund të ketë moral politik kur e ardhmja përjashtohet sistematikisht për t’i bërë vend përjetësisë së status quo-së?

Nëse Kushtetuta humbet karakterin e saj universal dhe bëhet kontratë e përkohshme ndërmjet elitave, atëherë sovraniteti i popullit nuk është më parim, por iluzion. Dhe kur populli jeton me iluzione, ai nuk është më qytetar – ai kthehet në objekt të administrimit. Në këtë gjendje, demokracia nuk vdes me shpallje, por me ndryshime të heshtura; jo me grusht shteti, por me amendamente të përbashkëta.

Shpresa nuk lind nga heshtja. Ajo lind nga ndërgjegjja se Kushtetuta nuk është pronë e pushtetit, por trashëgimi e njerëzve. Çdo ndryshim që nuk buron nga vullneti i tyre është deformim. Dhe çdo deformim që pranohet sot, bëhet normë për të nesërmen.

Në fund, historia nuk kujton ata që e ndryshuan Kushtetutën për të shpëtuar veten; ajo nderon ata që mbrojtën popullin për t’i garantuar të ardhmen.

Sovraniteti i Popullit i zëvendësuar me Sovranitetin e Elitave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular