Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së.
Komisioni Evropian do të mbledhë udhëheqës evropianë, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane.
Temë diskutimi do të jenë progres-raportet që publikohen në po të njëjtën ditë, së bashku me paketën e re të zgjerimit.
Forumi do të mbahet nën moton “Përmes zgjerimit të sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Eventi do të përfundojë me një fjalim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama, një fjalim do të kenë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.


                                    




