HomeAktualitetMeta kërkesë në GJL, kërkon lirinë, ja relatori. GJKKO dënon me 2...

Meta kërkesë në GJL, kërkon lirinë, ja relatori. GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg Bllakon, lirohet se e shleu në paraburgim

Advertismentspot_img

Ilir Meta bën kërkesë në gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa është regjistruar në datën 3 nëntor dhe me short është caktuar si relator i çështjes Ilir Panda. Rekursi i Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua ne gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.

Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.

Gjykata tha të lirohet nëse nuk mbahet për dënim tjetër, çka do të thotë se pritet të lirohet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular