Vjola Haxhia, bashkëshortja e 42 vjeçarit Keli Hoxha që u vra me thikë në Kalanë e Beratit pak ditë më parë, tregon të vërtetën për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik. Ajo thotë se fëmijët as nuk kanë bërë foto me kalin e vrasësit Kristo Mema dhe as ka pasur ndonjë sherr për pagesën.
Gruaja e viktimës i ka shkruar një mesazh gazetarit Blendi Fevziu, i cili e ndan atë publikisht, për t’i dhënë zë të vërtetës së saj dhe si një apel për shtetin, që të kujdeset për familjen e saj dhe veçanërisht për fëmijët, të cilët kanë parë të atin të gjakosur e janë shokuar.
“Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty.
Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj”, tregon gruaja.
Sipas Vjola Haxhisë, në momentin kur Keli Hoxha është qëlluar për vdekje me thikë nga Kristo Mema, tashmë i arrestuar Policia e Shtetit, ka qenë dorë për dore me vajzën e tij të vogël.
“Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak”, vijon ajo.
Gruaja thotë se të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qenë shumë turistë që kanë parë gjithçka dhe mund të dëshmojnë.
“Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar. Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin”, përmbyll Vjola Haxhia, gruaja e të ndjerit Keli Hoxha.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F708625085043618%2F&show_text=false&width=267&t=0
Mesazhi i plotë i publikuar nga gazetari Blendi Fevziu:
Pershendetje zoti Fevziu
Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak. Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar. Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.







