Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga janari 2026 pensionet do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor.
Kryeminsitri Rama tha se pensioni urban me vite të plota puna do të rritet 1,800 lekë. Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë. Pensioni rural do të rritet 1,000 lekë. Pensioni familjar do të rritet 700 lekë. Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë.
“Në vitet në vijim të njëjta shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027. Do të trefishohen 2028 dhe do të katërfishohen në 2029, për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama tha se rritja e pensioneve e përmuajshme e pensioneve do të çojë pensionin mesatar urban 40 mijë lekë, Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë, pensioni rural të arrijë 18 mijë lekë. Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë dhe pensioni i invdaliditetit të shkojë 30 mijë lekë.
“Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin 2026
Ky mandat do të jetë i rritjes së përvitshme të pensioneve. Siç e kam thënë gjithnjë kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi pensionet, por më në fund pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam, të arrijmë çdo vit të rrisim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori.
Pensionistët përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje pensionesh të shtrirë muaj në muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Sipas kategorive, në fund të mandatit do të arrijmë që pensioni mesatar të rritet si më poshtë:
Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë nga 27,350 lekë që është sot.
Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë nga 15,850 lekë që ëhstë sot.
Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11,500 që është sot.
Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë nga 11,400 lekë që është.
Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë nga 20 mijë”, nënvizoi kryeministri Rama.







