Nga data 1 janar i 2026-ës, paga minimale do të rritet në 500 euro. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Edi Rama i cili sqaroi se janë 307 mijë e 850 punonjës që do marrin shumën e premtuar prej 500 eurosh.
Kryeministri premtoi se kjo nuk do të jetë e vetmja rritje, pasi paga minimale do të shkojë deri në 700 euro gjatë mandatit të katërt qeverisës.
“Por nga 1 janari 2026 do rritet dhe paga minimale për 307 mijë e 850 punonjës që do marrin shumën e premtuar 500 euro që do jetë e para dhe jo e vetmja e këtij mandati ku paga minimale do shkojë 700 euro.
Qeveria do subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Rama.
Ky i fundit theksoi se qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro dhe shtesën e kostove së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.
“Qeveria do subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.
Ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE-së sitë barabartë ndër të barabartët janë 83 arsye më shumë se deri dje për të mos fjetur gjumë,. Për të punuar papushim dhe për t’ju kthyer ju të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Rama.
Kryeministri u ndal dhe te pr.buxheti i 2026-ës dhe konkretisht te rritja e pensioneve. Rama sqaroi se 100 milionë euro shtesë përvecc indeksimit do shkojë për pensionet, ndërsa renditi rritjen që do pësojnë pensionet deri në 2030-ën.
“Pjesën e luanit në pr.buxhetin e 2026 e zënë pensionistët që e nisin vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit.
Në 2027 e dyfishojmë 200 mln euro plus indeksimin 45 mln euro. Në 2028 e trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi 46 mln euro.
Në 2029 e katërfishojmë 400 mln euro plus indeksimi 47 mln euro. Në 2030-ën e pesëfishojmë 500 mln euro plus indeksimi 48 mln euro.
Pra, janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do marrin mbrapsh nga investimi i tyre për mandatin tonë të katër qeverisës”, përfundoi Rama.







