HomePolitikeZgjedhjet në 5 bashki, kryhet testimi për pajisjen PEI. Celibashi: Të gjitha...

Zgjedhjet në 5 bashki, kryhet testimi për pajisjen PEI. Celibashi: Të gjitha qendrat e votimit të pajisur me operator mirëmbajtjeje

Advertismentspot_img

Më 9 nëntor, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të pesë bashkive, nuk do të ketë votim elektronik, por identifikimi i votuesve do të realizohet me anë të pajisjeve elektronike (PEI).

Para shpërndarjes së pajisjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi një testim të aparaturave. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se për mirëmbajtjen e 474 pajisjeve identifikuese në qendrat e votimit do të jenë në dispozicion edhe operatorët e kujdesit.

I pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Celibashi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të këtij vendimi, ndërpreu punën për organizimin e zgjedhjeve në Tiranë.

Të dielën, 334.539 zgjedhës në pesë bashkitë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, do t’u drejtohen 472 qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Në garë janë 13 kandidatë, ku kandidatët socialistë do të përballen me rivale të pavarur, të cilët kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular