HomePolitike“S'ka shkëlqim siç thanë”/Progres-raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë...

“S’ka shkëlqim siç thanë”/Progres-raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër. Ose largohet Rama, ose është fundi i opozitës!

Advertismentspot_img

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë, më 5 nëntor. Në këtë mbledhje, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha mbajti një fjalim të gjatë, ku paralajmëroi zhvillimin e protestave që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Madje tha se ose largohet Rama, “ose është fundi i opozitës”.

Berisha për Veliajn: Ne e shpëtuam vendin nga gjysma e zezë e Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal në disa çështje, mes të cilave hetimet për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, që prej muajit shkurt të vitit 2025.

Berisha tha se po të mos kishte qenë për protestat e Partisë Demokratike për javë me radhë poshtë bashkisë, Veliaj sot do të ishte ende në zyrë dhe i pa hetuar.

“U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot. Dhe ne, të jemi realistë, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, në qoftë se kishte vëlla siamez me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm, ishte Erion Veliaj. Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në çdo aspekt. Me të ne shpëtuam vendin nga njëra gjysmë e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është edhe më e zezë. Por kësaj here ne nuk bëjmë atë analizë si përpara. Jo. Kësaj here kemi djallin për brirësh. Kësaj here do kapim Edi Ramën.”, tha Berisha, i cili këtu nisi të flasë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre për Insfrastrukturën dhe Energjinë, të cilën e akuzoi lidhur me tenderin për Tunelin e Llogarasë dhe që sipas tij edhe ajo duhet të arrestohet.

Ama më tej, Berisha shtoi se ajo nuk është përgjegjësja kryesore, por kryeministri Edi Rama: “Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga Edi Rama me telefonin e Ulsi Manjës. Kërcënime direkte! Dhe prokurori i çështjes, është e vërtetë që duhej të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë, por do ishim të pandershëm po të mendonim se ata janë prej guri. Nuk janë prej guri. Por ai punën e bëri. Ai punën e bëri! Ai tha se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme, siç e dini. Dhe ne kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në atë aferë është Edi Rama.”

“O largohet Rama, o është fundi i opozitës”

Berisha shtoi se tani e ka radhën kryeministri Edi Rama të hetohet nga prokurorët. Madje shtoi se ose ai largohet nga pushteti, o është fundi i opozitës.

“O ai largohet, ose është fundi i opozitës. Të jem shumë i sinqertë. Kam besim të guximi, tek trimëria dhe vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve. Tani e kanë lakuriq narkosin, s’ka më iluzione.”, tha Berisha, duke paralajmëruar se do të zhvillohen protesta nga opozita që kërkojnë largimin e Ramës nga detyra.

Zgjedhjet e 11 Majit

Më tej, Berisha nisi të fliste për zgjedhjet e 11 Majit, raportin e OSBE-ODIR dhe progres-raportin e publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian për Shqipërinë.

“Dje u publikua raporti i Komisionit Europian. Unë dua të përshëndes të gjithë ata zyrtarë për përgjegjësinë që kanë treguar në shkrimin e atij raporti. Në fakt, raporti ka të gjitha tezat tona, përveç njërës, për të cilën do punojmë shumë që ta realizojmë, mbi gjendjen në Shqipëri.
Raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shqipërisë është mënyra se si qeveria i përdor institucionet për përfitime politike dhe ekonomike. Ky raport është një aktakuzë ndaj qeverisjes aktuale ku theksohet se zgjedhjet janë të deformuara. Ndonëse KE nuk është një komision i specializuar për zgjedhjet, por ai merr të mirëfilltë ato që institucionet e besimit të mirë shkruajnë, dhe thotë se zgjedhjet ishin të deformuara.”
, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, raporti për zgjedhjet ka prekur problematikën kryesore të zgjedhjeve, tek barazia.

“Pra si Shën Thomai, e ka vënë gishtin aty ku prova është absolute. Tek barazia e lojës. Thotë se u keqpërdorën burimet publike, pra thotë se shteti dhe partia u sollën një me këtë nënkuptim dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Komisionit të Venecias. Pra nuk ka shkëlqim.”, tha Berisha duke ftuar shqiptarët të shkojnë të lexojnë raportin, i cili sipas tij nuk ka “asnjë lloj shkëlqimi” siç e paraqiti dje kryeministri Edi Rama.

Ligji për barazinë gjinore kërkon referendum

Mes të tjerash, një tjetër çështje që u prek nga Berisha ishte projektligji për barazinë gjinore, që sipas tij para se të kalohet, ka nevojë për një referendum.

“Ligj që e kundërshtojnë tre komunitete fetare ne nuk miratojmë. Nuk bëjmë ne eksperimente. Ndaj dhe ne jemi të përgatitur. Një të mbrojmë barazinë gjinore, të vërtetën, sepse ne nuk jemi kurrë për diskriminimin e burrit, të nënës nga burri, motrës nda vëllai. Disa vlera janë hyjnore, tokësore dhe njerëzore. Ndaj shqiptarët do bëjnë gjithçka, ne do bëjmë një diskutim për këtë çështje që nuk mund të bëhej kurrë pa një referendum.”, tha Berisha, i cili me këtë temë e mbylli fjalimin e tij në pjesën e parë të mbledhjes, e cila vijoi pjesën e dytë me dyer të mbyllura, pa kamera e gazetarë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular