HomeRajoniOsmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë

Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë

Advertismentspot_img

Osmani tha se ka konstatuar se verdiktin final në qoftë se i mandatuari për kryeministër i ka votat e nevojshme për shumicë apo jo e japin 120 deputetët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, të martën, ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatarin e radhës së Lëvizjes Vetëvendosjes për formimin e qeverisë së re.

“Në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kam mandatuar Glauk Konjufcën kandidat tjetër për kryeministër ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton edhe neni 95 pika katër, por edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

“Mandatimi i Konjufcës është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër të cilën Gjykata Kushtetuese ja ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”, ka argumentuar ajo.

Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë.

Nëse do të kishte dy kandidatë, Osmani tha se asaj do t’i duhej të bindej se kush nga ta ka më shumë gjasa për formimin e ekzekutivit.

“Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Osmani.

Osmani tha se ka konstatuar se verdiktin final në qoftë se i mandatuari për kryeministër i ka votat e nevojshme për shumicë apo jo e japin 120 deputetët e Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani tha se sot zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar.

Osmani ndër të tjera tha se është në interes i përgjithshëm i vendit që të kemi institucione dhe të bëhet çdo përpjekje e mundshme që ato të krijohen në atë mënyrë që të miratohen vendimet e rëndësishme në interes të qytetarëve.

“Ndër qëllimet kryesore ka qenë që të kemi mundësi të miratojmë zgjatjet buxhetore ose edhe buxhetin në tërësi në qoftë se kemi dakordim ndërmjet partive. Mbi të gjitha ta miratojmë Planin e Rritjes nga i cili Kosova përfiton mbi 800 milionë euro. Është edhe marrëveshja me Bankës Botërore në vlerë prej 100 milionë euro, po flasim për gati 1 milion euro”, tha ajo.

Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, “atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti më herët gjatë ditës e propozoi Konjufcën për mandatar për Qeverinë e re të Kosovës, duke dërguar emrin e tij për mandatim te presidentja.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Më 26 tetor, përpjekja për formimin e Qeverisë “Kurti 3” dështoi. Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular