HomePolitikeDo garojë për Avokatin e Popullit, Endrit Shabani jep dorëheqjen si kryetar...

Do garojë për Avokatin e Popullit, Endrit Shabani jep dorëheqjen si kryetar i Nisma Thurje

Advertismentspot_img

Endrit Shabani nuk do të jetë më kreu i Partisë Nisma Thurje. Me anë të një letre drejtuar KQZ, kjo parti bën me dije se Shabani ka dhënë dorëheqjen, teksa strukturat drejtuese të kësaj partie kanë zgjedhur në krye Elton Çanajn.

Kujtojmë se Shabani do të garojë për postin e Avokatit të Popullit, teksa është një nga emrat që pritet të kalojë në parlament për të zenë vendin e Erinda Ballancës.

kqz shabani

Shkresa drejtuar KQZ-së:

Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.

Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.

Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular