HomePolitike“E prita Veliajn, por nuk erdhi”/Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12...

“E prita Veliajn, por nuk erdhi”/Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë

Advertismentspot_img

Këtë të enjte është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Aulon Kalaja shprehet se Veliaj nuk u paraqit sot në gjykatë, por do të jetë në seancën e radhës më 12 nëntor.

Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.

I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.

Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.

Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë“-shkruan Kalaja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular