HomePolitikeRrëzohet kërkesa për mocion me debat për Spitalin Onkologjik dhe për mocion...

Rrëzohet kërkesa për mocion me debat për Spitalin Onkologjik dhe për mocion ndaj Ballukut, Peleshi: Është nën hetim

Advertismentspot_img

U rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. Kërkesa e deputetëve të PD, mori 26 pro dhe 54 kundër. Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend duhet të flitet për gjendjen e rëndë, dhe problemet me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.
Maxhoranca socialiste nuk pranoi sot që në Parlament të zhvillohej një mocion me debat ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku të kërkuar nga Partia Demokratike.

Pas thirrjes së saj në SPAK fundjavën e kaluar ku iu komunikua dhe hetimi i nisur për tenderin e tunelit të Llogarasë, opozita donte që kjo të ishte kryefjala e seancës së sotme parlamentare, por shumica mbajti të njëjtin qëndrim që kishte pasur edhe në Konferencën e Kryetarëve një ditë më parë.

Vetë zv.kryeministrja Balluku nuk ishte e pranishme në seancën parlamentare, ndërkohë që në faqen e saj në Facebook postoi një aktivitet në nënstacionin “Tirana 2” ku siç shkruan, ka përfunduar investim që forcon rrjetin energjetik dhe përmirëson furnizimin për Durrësin dhe gjithë zonën jugperëndimore.

Debati:

Peleshi: Lidhur me interpelancën, z.Balliu nuk ishte e përfshirë në rendin e ditës. Është protokolluar kërkesa e një grupi prej 7 deputetësh për interpelancën urgjence me zv.kryeministren Balluku. Edhe pse e drejta për interpelancë përbën instrument themeltar të kontrollit parlamentar, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të respektojë ndarjen e pushteteve, që kërkon që Kuvendi të ushtrojë funksionet kontrolluese pa ndërhyrë në kompetencat që u njihen organeve të tjera shtetërore.

Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhy në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Në këto kushte, velrësoj se zhvillimi i interpelancës është i pamundur për tu realizuar.

Berisha: Mjafton të lexoni ju mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Ervisit ku i tregon terrorin e brendshëm të saj shpirtëror. I thotë se jeta ime varet nga ti.Mos e merrni me kuptime të tjera. Po, po. Se ka porosi nga Ramaduro se o tunelin, o do qërohesh. Mos u transfiguroni. Ore, ju jeni prindër, jeni njerëz, jeni intelektualë, jeni të shkolluar, jeni nëna, jeni baballarë, jeni të gjitha, por mos përsërisni skenat e këshilltarëve të bashkisë. A i patë ju se si i mori një nga një për të votuar. Ç’është tuneli i Llogarasë? Tuneli i Llogarasë është vepër kryekëput e tij. Dhe do tani ta paraqesë si share me palën turke. Jo mo jo, është vjedhje e mirëfilltë e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular