HomeKryesoreKuvend/Miratohet ligji për barazinë gjinore, votohen dy Komisionet e Posçame, rrëzohet kërkesa...

Kuvend/Miratohet ligji për barazinë gjinore, votohen dy Komisionet e Posçame, rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Presidentit Begaj

Advertismentspot_img

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore. Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka votuar kundë

Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua në parim dhe në tërësi me 77 vota pro dhe 36 kundër.

Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.

PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e votimit pa debat pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.Opozita kundërshtoi projektligjin për Barazinë Gjinore, pasi sipas tyre projektligji shkel vlerat themelore të familjes duke lënë të hapur përhapjen e gjinive dhe orientimeve të tjera seksuale përveç se dy gjinive mashkull, femër.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Pas një seance me debate të gjata, votimi përfundoi me 77 vota pro nga mazhoranca për rrëzimin e kërkesës, 32 kundër nga opozita dhe asnjë abstenim, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të miratuar shkarkimin.

 Kujtojmë se Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas PD, Begaj dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë.

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’, S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve.I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca. Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private”, deklaroi deputeti Gjin Gjoni pak ditë më parë në Komisioni për Çështjet Ligjore, ku argumentoi kërkesën e opozitës.

Kuvendi në fundin e seancës së sotme plenare ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare bipartizane që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe tjetra me atë Territoriale.
Të dyja votimet u miratuan me 105 vota pra nga të dyja kahet dhe një kundër, votë e Erald Kaprit të Partisë Mundësia. Dy komisionet e shumëpërfolura pritet të ndryshojnë ndarjen territoriale në vend, sa i përket edhe numrit të bashkive, ndërkohë me interes priten ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular