HomePolitikeQetësi në selitë e PS dhe PD, çfarë pritet? Rama status në...

Qetësi në selitë e PS dhe PD, çfarë pritet? Rama status në FB, asnjë reagim nga Berisha

Advertismentspot_img

Në dy selitë e partive më të mëdha në vend situata paraqitet shumë e qetë.

“Mëse qetësi. Jemi vetëm unë, operatori dhe zonja e recepsionit”, raportoi gazetarja Elja Zotka nga selia e Partisë Socialiste.

Atje nuk kanë filluar ende lëvizjet, diçka e pritshme pasi e njëjta situatë, sipas gazetares mbizotëron edhe kur ka edhe zgjedhje parlamentare. I vetmi reagim nga kampi rozë është ai i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Sipas burimeve të gazetares Zotka, ky i fundit nuk pritet që sot të shkojë në seli.

Po ashtu, as makineria e projeksioneve të PS-së nuk pritet që të ngrihet. Drejtuesit politikë janë shpërndarë në qarqet që kanë në administrim dhe në ndihmë të tyre janë edhe deputetët e zonave

Qetësi edhe në kampin e Partisë Demokratike.

“Nuk po ndodh asgjë. Selia blu është në përgjumje, jemi vetëm ne, ekipi i Tv Klan, unë dhe operatori si dhe roja që ndodhet në katin e parë të kësaj godine”, raportoi gazetarja Jolldiz Shuaipi.

Edhe nga PD-ja nuk parashikohet të ketë dalje për shtyp, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të shkojë procesi dhe nëse do të ketë problematike apo incidente.

Sali Berisha, kreu i partisë nuk pritet që të jetë në seli gjatë ditës së sotme dhe do ta ndjekë procesin nga banesa e tij.

Vetëm drejtuesit politikë të qarqeve ndodhen në qytetet ku po zhvillohen zgjedhjet. Kujtojmë se PD-ja ka vendosur që në këto zgjedhje të pjesshme të mbështesë kandidatë të pavarur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular